Suedezët me dokumentar se si po e mbyt demokracinë Orban – Hungaria tani po e shantazhon Suedinë me bllokim të anëtarësimit në NATO

1 year ago 40
Reklamë

Hungaria kërcënon me ndalimin e zgjerimit të NATO-s për shkak të një videoje 10-minutëshe të Suedisë, të cilën po e konsiderojë si fyese për hungarezët.

Videoja “përfundimisht nuk ndihmon për të përmbushur kërkesën tuaj të vazhdueshme”, tha ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto në një letër drejtuar homologut suedez, duke iu referuar kërkesës së Suedisë që Hungaria të ratifikojë ofertën e saj në NATO.

Szijjarto tha se video përmbante “informacion të rremë se demokracia ka rënë në vitet e fundit në Hungari “. “Videoja ofenduese” është prodhuar nga UR, transmetuesi arsimor publik i Suedisë.

Komisioni Evropian i ka vendosur disa sanksione shtetit hungarez dhe nuk i ndau ndihmën e premtuar miliarda euroshe shkaku i disa politikave të gabuara të kryeministrit Viktor Orban. Parlamenti Evropian njoftoi se Hungaria “nuk është më një demokraci e plotë”. Kjo u shfaq edhe në video.

“Një video tronditëse edukative e miratuar nga qeveria suedeze dhe duke sulmuar Hungarinë! Si mund t’i bindim deputetët hungarezë të mbështesin anëtarësimin e Suedisë në NATO kur demokracia jonë vihet vazhdimisht në pikëpyetje, duke fyer votuesit tanë?”, pyeti në rrjetet sociale këshilltari politik i kryeministrit Orban, Balazs Orban.

Gergely Gulyas, ligjvënës i lartë nga partia në pushtet, shtoi se nëse filmi shfaqet në shkollat publike, kjo do të thotë se Suedia po bën gjithçka për të parandaluar Hungarinë që të ratifikojë pranimin e saj në NATO.

Kjo vjen pasi Hungaria tha se ishte gati të vazhdonte me ratifikimin në samitin e NATO-s në muajin korrik.

Agnes Vadaichigledan, deputete nga Koalicioni Demokratik i opozitës, beson se kjo kthesë në qëndrimin ndaj Suedisë e bën atë të duket marrëzi në arenën ndërkombëtare.

“Kjo nuk është e turpshme, por poshtëruese për Hungarinë, ajo që po bën Szijjarto”, tha ajo për EUobserver.

Suedia po kërkon t’i bashkohet NATO-s për të mbrojtur veten nga agresioni i mundshëm rus pas pushtimit të Ukrainës. Turqia është i vetmi aleat tjetër i NATO-s që nuk e ka ratifikuar ende pranimin e Suedisë. /Telegrafi/

Read Entire Article