Suedia shqyron opsionet për dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë

11 months ago 11
Reklamë

Suedia po shqyrton dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë – por jo derisa të pranohet në NATO.

Qeveria suedeze njoftoi sot një raund të 14-të të ndihmës ushtarake për Kievin dhe paraqiti mundësinë që ajo të mund të transferonte avionët e saj luftarakë Gripen për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Ministri suedez i mbrojtjes Paul Jonson tha se ligjvënësit po vlerësojnë “kushtet në të cilat Suedia mund të kontribuojë në fushën e avionëve luftarakë”.

“Ne mund ta bëjmë këtë duke zgjeruar pjesëmarrjen tonë në koalicionin F-16 ose duke dhuruar ose eksportuar sistemin Gripen,” tha ai.

Rezultatet e këtij vlerësimi duhet të vijnë muajin e ardhshëm.

“Ne gjithashtu deklaruam se një kusht i detyrueshëm për sigurimin e avionëve luftarakë është që Suedia të jetë aleate e NATO-s dhe ne patëm një dialog me ukrainasit dhe ata shprehën mirëkuptimin e tyre për këtë,” tha Jonson.

 Suedia aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n së bashku me Finlandën pas pushtimit rus vitin e kaluar.

Finlanda iu bashkua aleancës në prill – por oferta e Suedisë ka ngecur pas kundërshtimit nga Hungaria dhe Turqia.

Ankaraja dëshiron që Stokholmi të marrë më shumë “masa konkrete” kundër anëtarëve të një organizate ekstremiste, për të cilët pretendon se banojnë në Suedi.

Top Channel

Read Entire Article