Sulmet në Odesa, Gjermania akuzon Rusinë për goditjen e njerëzve të uritur në mbarë botën

1 year ago 12
Reklamë

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka akuzuar Rusinë se në mënyrë figurative ka gjuajtur raketa ndaj njerëzve të uritur në mbarë botën duke sulmuar portin ukrainas të Odesës.

Rusia lëshoi​​ gjatë natës një valë dronësh dhe raketash në portet e Detit të Zi, ku ndodhen sasi të mëdha drithi eksportohen në tregjet botërore.

Sulmet erdhën disa orë pasi u rrëzua marrëveshja e drithit në Detin e Zi, me Rusinë që u tërhoq nga marrëveshja për të siguruar një korridor të sigurt për eksportet e grurit ukrainas në mesnatë.

Ukraina eksportoi rreth 33 milionë tonë metrikë misër, grurë dhe drithëra të tjera në kuadër të marrëveshjes, shumica e të cilave shkuan në vendet që luftonin me krizat e urisë. Rusia i ka përshkruar sulmet e saj si hakmarrje kundrejt sulmeve të nisura nga Kievi. 

Top Channel

Read Entire Article