Sulmi kriminal ndaj policisë së Kosovës në Veri; Albin Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë

11 months ago 65
Reklamë

Pak ore pas sulmit te rende te organizuar ndaj policise se Kosoves ne Banjske të Leposaviçit, kryeministri i Kosoves ka vendosur te mbledhë Keshillin e Sigurise.

Kurti vizitoi ne spital policin e plagosur Alban Rashiti i cili iu nenshtruar nje nderhyrje kirurgjikale.

Ai arriti ti shpetoje per fat te mire vdekjes ndryshe nga rreshteri Afrim  Bunjaku i cili gjeti vdekjen.

“Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali.Tash në ora 10:00 kemi mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës.”, shkruan Kurti ne facebook.

Kryeministri akuzoi Beogradin se ka orkestruar ngjarjen kriminale ne veri te vendit.

Read Entire Article