Sulmi me 1 të vrarë ndaj policisë së Kosovës, Meta: Të ndëshkohen autorët e ngjarjes kriminale!

11 months ago 11
Reklamë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një efektiv dhe u plagosën dy të tjerë.

Në një reagim në ‘Facebook’ Meta ka dënuar sulmin, ndërsa theksoi rëndësinë e sundimit të ligjit.

REAGIMI I METËS
Partia e Lirisë dënon sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës në Leposaviq me pasojë vrasjen e një punonjësi policie dhe plagosjen e një tjetri.
Kjo ngjarje e rëndë dhe e përsëritur tregon domosdoshmërinë e sundimit të ligjit.
Mbështesim Policinë dhe autoritetet e Kosovës për të garantuar sigurinë publike dhe ndëshkuar autorët e kësaj ngjarje kriminale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article