Sulmi ndaj policisë së Kosovës, Begaj thirrje ndërkombëtarëve: Reagoni me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të aktit

11 months ago 13
Reklamë

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për sulmin me armë zjarri ndaj policisë së Kosovës, ku humbi jetën një efektiv dhe u plagosën dy të tjerë. Begaj dënoi me forcë sulmin.

REAGIMI
Dënoj me forcë sulmin ndaj policisë së Kosovës në komunën e Leposaviqit, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë.
Ky akt i organizuar kriminal është cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen e policit të vrarë dhe uroj shërim të shpejtë për policët e plagosur.
Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët.
Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article