Sulmi në Ankara, ministri Hasani: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

11 months ago 35
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dënoi sot sulmin terrorist në Ankara, teksa shprehu solidaritet me Turqinë.

“I shqetësuar nga lajmet për sulmin në Ankara. Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë dhe dënon të gjitha format e terrorizmit”, u shpreh Hasani në platformën “X”.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya bëri të ditur sot se kishte pasur një sulm me bombë në hyrje të ndërtesës së ministrisë.

Sipas tij, dy “terroristë” ishin të përfshirë në sulm, njëri hodhi veten në erë, tjetri u neutralizua.

Njëkohësisht, ministri turk bëri të ditur se dy oficerë policie u plagosën lehtë në një shkëmbim zjarri të mëpasshëm.

Sipas transmetuesit NTV, shpërthimi ndodhi vetëm disa qindra metra larg hyrjes së parlamentit.

Parlamenti është planifikuar të mblidhet sot për herë të parë që nga pushimet e verës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article