Sulmi në Kosovë/ Serbia arreston Radoiçiç, dërgohet në ndalim për 48 orë

11 months ago 45
Reklamë
14:47 03/10/2023

Organizatori u sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit në Kosovë, Milan Radoiçiç, është ndaluar për 48 orë nga autoritetet serbe.

Këtë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

“Zyrtarët policorë dhe Policia e Krimeve ka bastisur në apartamentin e Milan Radoiçiç, i cili është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Vetë Radoiçiç kishte marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit me armë në Kosovë nga grupi terrorist.

Pas akuzave me prova nga Kosova, Radoiçiç dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të partisë Lista Serbe.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article