Sulmi në veri të Kosovës, Kurti detaje për armatimin e kapur në Banjskë: Është përfshirë qeveria serbe

11 months ago 10
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje për armatimin e kapur pas sulmit terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, që është gjetur ne hapësirat përreth Manastirit të Banjskës dhe gjithashtu edhe brenda hapësirave të Manastirit.

Mediat e Kosovës shkruajnë se Kurti ka thënë se këto armë dhe pajisje të tjera të përdorura në sulmin terrorist të 24 shtatorit është i prodhuar nga prodhues armësh që janë në pronësi të shtetit serb.

Kurti thotë se ideja që 26 granatahedhës serb kanë hyrë në Kosovës pas përfshirjen e shtetit serb është thjeshtë e pabesueshme.

“Armët dhe pajisjet e tjera të përdorura në sulmet terroriste të kësaj jave janë bërë nga prodhuesit shtetërorë serbë të armëve ushtarake. Ideja se 26 SUV ushtarake dhe një arsenal i madh i prodhuar nga shteti serb hynë në Kosovë, të gjitha pa përfshirjen e qeverisë serbe, thjesht nuk është e besueshme”, ka shkruar Kurti.

Në fotografitë e publikuara, Kurti ka treguar për llojet e armëve dhe për fabrikat që i kanë prodhuar, e që janë fabrika në pronësi të shtetit serb “Sloboda”, pastaj fabrika tjetër shtetërore “Zastava Arms” me seli në Kragujevac.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article