Sulmi në Veri, zëdhënësi i DASH: Nuk është e verifikuar nëse ushtria serbe është tërhequr nga kufiri me Kosovën

11 months ago 27
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Në një deklaratë të fundit për media, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Matthew Miller, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë verifikuar ende tërheqjen e personelit dhe pajisjeve ushtarake të Serbisë afër kufirit me Kosovën.

“Ne kemi parë raportet se Serbia ka tërhequr pajisjet e personelit ushtarak larg kufirit. Ne ende nuk i kemi verifikuar ato në mënyrë të pavarur dhe do të kërkojmë konfirmim të mëtejshëm, por nëse është e vërtetë, ky do të ishte një hap i mirëpritur”, deklaroi ai gjatë konferencës ditore për shtyp të Departamentit të Shtetit.

Ndërkohë, ai theksoi se Uashingtoni është i shqetësuar për rritjen e tensioneve në veri të Kosovës dhe bëri thirrje që palët që t’i kthehen në dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

“Ne vazhdojmë të jemi të shqetësuar për zhvillimin e rritjes së tensioneve dhe dhunës sporadike në veri të Kosovës dhe inkurajojmë të dyja palët t’i kthehen në dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, deklaroi ai.

Kujtojmë se vetëm pak më parë, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë në CNN se paralajmërimet e ShBA-së për grumbullimin e pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë Kosovës “nuk ishin plotësisht të sakta”.

Ndonëse Shtëpia e Bardhë tha se kishin vëzhguar vendosje të madhe të “artilerisë serbe, tankeve dhe njësive të mekanizuara të këmbësorisë” pranë kufirit me Kosovën, Vuçiç e quajti këtë një “gënjeshtër të pastër”, pasi sipas tij, “kjo do të rrezikonte pozicionin e saj në bisedime”.

Shqetësimin për shtimin e trupave ushtarake pranë kufirit me Kosovën e ka shprehur të premten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Kirby e përshkroi situatën si një “inskenim të paprecedentë të artilerisë, tankeve dhe njësive të mekanizuara të këmbësorisë serbe” në kufirin me Kosovën dhe e quajti atë një “zhvillim shumë destabilizues”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article