Sulmohen dy persona transgjinorë në qëndër të Selanikut, 21 të arrestuar

6 months ago 9
Reklamë

Policia greke ka arrestuar 21 të rinj, disa prej tyre nën moshën 17-vjec, pasi kanë sulmuar dy persona transgjinorë në sheshin Aristoteli në qendër të Selanikut.

Pamjet nga rrjetet sociale tregojnë se dhjetëra të rinj kanë sulmuar verbalisht në fillim dy personat transgjinorë të moshës 21-vjeç dhe më pas kanë dashur ti dhunojnë duke hedhur drejt tyre sende të forta, ndërsa ata kanë hyrë në një prej restoranteve të zonës ku personeli ka njoftuar forcat policore.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë shoqëruar mbi 25 persona në rajonin e policisë disa metra më larg ,ndërsa kanë urdhëruar arrestimin e shumicës së tyre.

Cështjen e ka marrë në dorëzim Departamenti Kundër Dhunës Raciste pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Selanik.

Të arrestuarit pritet të dërgohen tek prokurori në orët në vijim.

Top Channel

Read Entire Article