Sulmohet autobusi i Lionit. Plagoset Fabio Grosso, anulohet ndeshja

1 year ago 37
23:24 29/10/2023

Ndeshja mes Marsejës dhe Lionit nuk është zhvilluar pas sulmit me gurë të tifozëve marsejezë ndaj autobusit të miqve mbrëmjen e së dielës pranë stadiumit Velodrom.

Nga sulmi siç shikohet edhe në fotot e shpërndara nga mediat franceze është lënduar trajneri Fabio Groso.

Probleme ka patur edhe ndihmësi i tij Rafaele Longo. Gjithashtu u sulmua edhe një autobus me tifozët e Lionit. Vendimi për takimin i mbetet Komisionit të Disiplinës ku pritet një ndëshkim për Marsejën.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article