Surpriza në spektaklin e “Love Island Albania”. Irisi, banorja e dytë që lë vilën e dashurisë

1 year ago 86
Reklamë
16:03 18/09/2023

Mbrëmjen e djeshme, rreth 3 orë live në drejtimin e Luana Vjollcës, spektakli i “Love Island Albania” në Tv Klan ka patur mjaft dinamika dhe të papritura.

Karriget e famshme të opinionistëve që u diskutuan mbarë në rrjet gjatë gjithë javës, u futën si të ishin të ftuarit e parë të spektaklit, ku padiskutim shkaktuan shumë të qeshura në studio.

Opinionistët Olti Curri dhe Dalina Buzi nuk kanë munguar as këtë mbrëmje me komplimentet por edhe kritikat ndaj ishullorëve.

I eleminuari i parë, Sergei ka dhënë një intervistë ekskluzive, ku fillimisht ka kërkuar ndjesë për fjalorin e pahijshëm në natën e parë të spektaklit dhe gjithashtu ka patur një përballje me atë që “i theu” zemrën, Ildën. Ku duket se tashmë gjërat shkuan në vendin e vet.

Një tjetër e eleminuar ka qenë Irisi, të cilën e zgjodhën vetë ishullorët të mbaronte këtë sfidë, ku nga e cila Irisi doli e lumtur për të vazhduar jetën. Ndonëse një tjetër rikrijim çiftesh do të ndryshojë rrjedhën e ishullorëve këtë javë.

Por se çfarë do të ndodhë në “Love Island Albania” e ndiqni çdo ditë në orën 18:20 në ekranin e Tv Klan.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article