Surprizon Keidi Bare, Silvinjo e la jashtë liste për shkak dëmtimi, mesfushori zbret në fushë për Saragozën

6 days ago 19

Keidi Bare mungon prej muajsh në listat e Shqipërisë dhe Silvinjo ka nxjerrë si pretekst dëmtimin e lojtarit.

Edhe në konferencën e prezantimit të listës, Silvinjo theksoi se kishte folur me Baren, por ky i fundit nuk ishte ende i gatshëm për të zbritur në fushë ndaj nuk ishte ftuar mes kuqezinjve.

“Ai u dëmtua në shtator dhe deri tani nuk është kthyer, folëm me doktorin Stesina, kemi qenë në kontakt me doktorin e Saragozës. Ai është thuajse gati, por për fat të keq asnjë prej tyre nuk është në gjendje të vijë”, tha trajneri.

Por me sa duket, Bare është në gjendje  të luajtur, pasi  është kthyer në stërvitje me ekipin e Zaragozës gjatë kësaj jave, ndërsa gjendet në stolin rezervë në ndeshjen e sotme në La Liga 2 kundër Tenereifes.

Read Entire Article