Sylvinho fton talentin e shpresave, trajneri merr Feta Fetain, por mbetet besnik i formacionit të përdorur muajt e fundit

1 week ago 33

Shqipëria nuk do të ndryshojë pamje në takimin  kundër Çekisë më 11 tetor në Pragë të vlefshëm për ligën e kombeve. Trajneri Brazilian përpos zgjedhjeve të pakta në disa role, do të vijojë t’i qëndrojë besnik ideve  të tij që i ka aplikuar në muajit e fundit.

Emrat tek të cilët ai do të mbështetet edhe për ndeshjen delikate ndaj Çekisë të premten janë të pandryshueshëm që nga Tomas Strakosha në portë e deri tek Hysaj në të djathtë të mbrojtjes, treshja solide e mesfushës Laçi, Ramadani e Asllani apo edhe  Jasir Asani dhe Nedim Bajrami në krahët e sulmit. Roli ku duhet të bëjë zgjedhje të detyruar është maja e sulmit, ku Daku do të jetë domosdo nga minuta e parë duke qenë se Broja e Manaj janë të padisponueshëm, ndërsa Uzunin, Silvinjo nuk e ka pasur asnjëherë zgjedhje kryesore.

Në qendër të mbrojtjes në vend të Gjimshitit do të jetë i padiskutueshmi Ardian Ismajli, ndër mbrojtësit më të mirë të kampionatit italian, ndërsa në krah të tij Marash Kumbulla që po kalon formë të shkëlqyer tek Espanjol në La Liga. Në seancën e parë stërvitore të së hënës, Silvinjo pati tre mungesa Arbër Hoxha, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami që iu bashkuan vijojnë grumbullimit dhe do të jenë në stërvitjen e kësaj të marte me pjesën tjeter të ekipit.

Ajo që ra në sy në stërvitjen e parë ishte prania e talentit te ekipit Shpresa Feta Fetai, edhe pse jo i grumbulluar. Mirepo aq shume u impresionua trajneri nga aftesite e futbollistit te Lokomotiv Zagreb saqë të martën u komunikua se Fetai do të jetë me kuqezinjtë në Çeki dhe Gjeorgji. Të enjten kuqezinjtë udhëtojnë për në Pragë dhe një ditë më pas, është përballja ne stadiumin Epen të Pragës kundër Çekisë, kundërshtar që ka 3 pikë në renditje po aq sa ne. /vizionplus.tv

Read Entire Article