Taika Waititi në qendër të fushatës turistike në Zelandën e Re

11 months ago 40
Reklamë
12:52 03/10/2023

Autoritetet në Zelandën e Re duan të rimëkëmbin sektorin e turizmit që u godit nga pandemia

Në Zelandën e Re ka nisur një fushatë turistike me qëllim rimëkëmbjen e këtij sektori i cili u godit rëndë nga pandemia e Covid-19.

Në qëndër të kësaj fushate qëndron regjisori i njohur Taika Waititi.

Por ndryshe nga spotet televizive dedikuar turizmit autoritet në Zelandën e Re duan të tërheqin vëmendjen e publikut përmes një filmi promovues, i cili ka kushtuar plot 689,000 dollarë .

Në këtë film të shkurtër aktori shihet duke u marrë me sporte ujore, por edhe duke shijuar pamjet e shumta piktoreske që ofron vendi ku ai ka lindur e është rritur .

Filmi i xhiruar në dhjetor 2022, do të shfaqet gjithashtu në platformat e mediave sociale në Australi, Gjermani, Mbretëri të Bashkuar por edhe në disa pjesë të Azisë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article