Takime me Kurtin dhe Osmanin, Presidentja e KE, Von der Leyen vizitë në Kosovë

10 months ago 8
Reklamë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë të dielën një vizitë katërditore në rajonin e Ballkanit Perëndimor ku do vizitojë Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Ajo do të udhëtojë për në Prishtinë të hënën, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes një njoftimi zyrtar.

“Ky do të jetë një rast për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Të hënën ajo do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten dhe kryeministrin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article