Takimet e Ramës me diasporën, Sulo: Administratës po i kërkohet të deklarojnë të afërmit jashtë. Berisha-Meta u goditën me lejen e amerikanëve

2 hours ago 21

Gazetari Arjon Sulo në rubrikën “Opinion” në News24, duke folur për takimet e Kryeministrit Edi Rama me diasporën në New York, tha se protesta e zhvilluar nga një pjesë e komunitetit shqiptar është normale.

Sulo tha se nuk diskutohet që komuniteti shqiptar që është larguar prej dekadash në SHBA është anti-komunist, sikundër ata që kanë ikur 10-12 vitet e fundit janë të pakënaqur nga kjo qeveri.

Gazetari tha se mënyra se si Kryeministri po zhvillon shqiptarët jashtë vendit, duke nisur nga Greqia, dhe me rradhë, kemi shumë patronazhistë, zyrtarë që shkojnë dhe mbushin sallat.

“Në Greqi pamë autobuzë, pamë drejtorë që ishin në takim, kanë qenë të detyruar të marrin pjesë në mbështetje të Ramës”, tha Sulo.

Referuar votës së Diasporës, Sulo tha se është një proces shumë i rëndësishëm, por ajo që po ndodh sipas tij, është shumë e shëmtuar.

“Punonjësve të administratës i janë shpërndarë formularë ku i kërkohen cilët njerëz kanë jashtë, sa njerëz kanë, ku i kanë.

Kjo është e paligjshme, këta po kthejnë punonjësit e shtetit në patronazhistë. Pse bëhet kjo? Po lidhin emigrantët me familjet e tyre në Shqipëri, pra do i kërkojnë votat emigrantëve në emër të familjarëve të tyre që kanë në Shqipëri. Janë kalkulime që po bëjnë”, tha Sulo.

Në vijim, duke komentuar disa nga deklaratat e Kryeministrit, Sulo tha se ai bëri disa presione ndaj SPAK, duke thënë se janë socialistët ata që e krijuan.

“Ai bëri presione edhe nga Kongresi i PS, kur i bënte thirrje SPAK që të merrej me Berishën dhe Metën, dhe ja ku jemi sot: njëri në arrest me burg dhe tjetri në arrest shtëpie.

Loja e Ramës me reformën në drejtësi do të vazhdojë gjatë. Ajo që pritet është nëse do të ndodhë gjë me Ramën para zgjedhjeve apo jo? Rama ka më shumë vite pushtet se Berisha dhe Meta, vërtet ai vjen i 3-ti në rradhë, por ka që prej 1998-ës në pushtet”, tha Sulo.

Ai tha se goditja që iu bë kreut të PD nga SPAK dhe ish-Presidentit Ilir Meta është e kontrolluar nga amerikanët.  “Figurat e larta po tërhiqen zvarrë, por të tëhiqen bashkë të gjithë, të hetohen dhe të provohet fajësia apo pafajësia”, tha Sulo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article