Takimi Vuçiç-Stoltenberg: Palët të ulin tensionet, dialogu i ndërmjetësuar nga BE

1 year ago 22
Reklamë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se është shumë e rëndësishme të ulen tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, teksa u bëri thirrje palëve që të përmbahen nga veprimet përshkallëzuese.

Pas takimit që zhvilloi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ai theksoi se e vetmja rrugë për të ecur përpara është përfshirja në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa përmendi edhe sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në protestat në very të Kosovës.

“Është e rëndësishme që tensionet të zvogëlohen, prandaj ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ulin tensionet. NATO e kryen misionin tonë në mënyrë të paanshme. Në maj trupat tona u sulmuan dhe 93 u plagosën, tre prej tyre rëndë. Kjo është e papranueshme”, tha Stoltenberg.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, shprehu shqetësim për zhvillimet në Kosovë.

“Jam mjaft i shqetësuar për zhvillimet e fundit në tërë Kosovën dhe jo vetëm ne veri. Kjo situate po bëhet çdo herë e më shumë çështje sigurie e jo vetëm çështje politike”, deklaroi Vuçiç.

Vuçiç i kërkoi një takim të rëndësishëm Stoltenberg, për të diskutuar rreth situatës së tensionuar në veri të Kosovës, ndërsa së fundmi kryeministri Albin Kurti nisi të ndërmarrë hapat e kërkuara nga BE-ja.

Top Channel

Read Entire Article