Talentja e re e pianos Puhiza Sadiki, shkëlqen në skenë me interpretimin e saj

5 months ago 8
Reklamë

Shkolla e Muzikës në Gjilan është një vatër e talentit muzikor, dhe një ndër yjet në rritje është Puhiza Sadiki, një pianiste tetëvjeçare me një të ardhme premtuese në muzikë.

Puhiza ka shprehur stilin e saj të veçantë dhe profesionalizmin e saj në piano në shumë evente, duke treguar që është e destinuar për sukses të madh. Radio Star e Gjilanit bën të ditur që talenti i Puhizës nuk do të mbetet i kufizuar vetëm në Kosovë, pasi ajo është në rrugën e duhur për të pushtuar skenat në të gjithë Europën.

Talentin e saj Puhiza e demonstroi në një Gala-Mbrëmje ku ishte i pranishëm edhe eurodeputeti austriak, Lukas Mandl. Ajo performoi me piano veprën e T.Harapit, duke lënë pa fjalë të pranishmit me performancën e saj që u përshëndet me duartrokitje të zjarrta.

Foto: Puhiza Sadiki/Instagram

Si nxënëse e klasës së dytë në Shkollën e Muzikës në Gjilan, Puhiza zbulon se dashuria e saj më e madhe është pianoja dhe kënga. “Jam shumë e lumtur që jam pjesë e kësaj shkolle me mësues të mrekullueshëm dhe shokë të klasës që janë shumë të mirë. Ishte nder për mua të isha e zgjedhur për të performuar në Gala-Mbrëmjen para eurodeputetit dhe mysafirëve të tjerë të nderuar nga Kosova. Duartrokitjet që mora pas performancës sime janë dhurata më e çmuar që kam marrë, dhe ia dedikoj mësuesve dhe familjes sime”, shprehet Puhiza.

Talenti dhe pasioni i Puhiza Sadikit për muzikën janë një dëshmi se ajo do të jetë një yll në skenën e ardhshme muzikore për piano dhe këngë. /Telegrafi/

Read Entire Article