Talibanët ndalojnë gratë afgane të vizitojnë parkun kombëtar popullor

1 year ago 11
Reklamë

Qeveria talebane i ka ndaluar gratë të vizitojnë parkun kombëtar Band-e-Amir në provincën Bamiyan.

Ministri Mohammad Khaled Hanafi, tha se gratë nuk kishin respektuar hixhabin brenda parkut.

Ai u bëri thirrje klerikëve fetarë dhe agjencive të sigurisë që t’i ndalojnë gratë të hyjnë deri sa të gjendet një zgjidhje.

Band-e-Amir është një atraksion i rëndësishëm turistik, duke u bërë parku i parë kombëtar i Afganistanit në 2009.

Është një destinacion popullor për familjet dhe ndalimi i frekuentimit të grave do të pengojë që shumë njerëz të jenë në gjendje të shijojnë parkun.

UNESCO e përshkruan parkun si një “grup liqenesh të krijuar natyrshëm me formacione dhe strukturë të veçantë gjeologjike, si dhe me bukuri natyrore dhe unike”.

Megjithatë, Hanafi tha se të shkosh në park për të vizituar ndonjë gjë “nuk ishte e detyrueshme”, raportoi agjencia afgane Tolo News.

Klerikët fetarë në Bamiyan thanë se gratë që po vizitonin parkun dhe nuk ndiqnin rregullat ishin vizitore të zonës.

Ndalimi për të vizituar parkun kombëtar Band-E-Amir është i fundit në një listë të gjatë aktivitetesh që gratë janë penguar të bëjnë që kur talebanët u kthyen në pushtet në gusht 2021.

Kohët e fundit, talebanët urdhëruan që sallonet e flokëve dhe bukurisë në Afganistan të mbylleshin dhe në mesin e korrikut ndaluan gratë të merrnin provimet kombëtare të pranimit në universitet.

Top Channel

Read Entire Article