Tani mund të flisni me zë me platformën ChatGPT

9 months ago 11
Reklamë

OpenAI ka lansuar një veçori të re në platformën ChatGPT ku tani përdoruesit do të mund t’i adresohen chatbotit përmes komunikimit me zë.

Veçoria e funksionit zanor do të jetë falas për të gjithë përdoruesit dhe është e disponueshme në aplikacionin e platformës për përdoruesit e iOS dhe Android, transmeton Telegrafi.

ChatGPT with voice is now available to all free users. Download the app on your phone and tap the headphones icon to start a conversation.

Sound on 🔊 pic.twitter.com/c5sCFDAWU6

— OpenAI (@OpenAI) November 21, 2023

Për të komunikuar me zë me ChatGPT duhet të klikoni tek butoni ku figuron ikona e kufjeve, pasi ta keni prekur atëherë do të t’ju jap sinjalin që të filloni bisedën me të.

Ju mund të flisni me të sikur të flisni me një person në realitet.

Para se të aktivizoni funksionin, ChatGPT do t’ju pyes se cilin prej agjentëve doni të përzgjidhni për të komunikuar me të.

Funksioni i ri në ChatGPT vjen në vazhdën e kaosit në kompaninë OpenAI pas shkarkimit të CEO-s, Sam Altman, të premten e kaluar. Altman u kthye përfundimisht në OpenAI pas kërkesave të shumta nga stafi i kompanisë./Telegrafi/

Read Entire Article