TAVI, një alternativë inovative pranë Spitalit Gjerman për vendosjen e valvolës së aortës pa kirurgji

1 year ago 26
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Epoka TAVI
A ka një metodë që mund të shpëtojë jetën e pacientit pa e rrezikuar atë?
Tashmë, është e mundur: Stenoza e valvolës së aortës mund të trajtohet pa operacion të hapur të zemrës. Kjo pasi Spitali Gjerman ofron prej vitesh në Shqipëri më të mirën e kardiologjisë intervenuese, procedurën TAVI.

TAVI është implantimi i valvolës së aortës nëpërmjet një kateteri (Transcatheter Aortic Valve Implantation). Është një procedurë mini-invazive që ndihmon për të zëvendësuar – ose më saktë, për të korrigjuar – valvulën e aortës së dëmtuar të zemrës.

Valvola e aortës është një nga katër valvolat kryesore të zemrës, e cila bën që gjaku të rrjedhë nga zemra në pjesën tjetër të trupit në një drejtim. Kjo valvolë mund të mos hapet siç duhet për shkak të pllakave të grumbulluara, duke e detyruar zemrën të punojë me më shumë veshtirësi për të pompuar gjakun përmes një kalimi më të ngushtë. Kjo gjendje quhet stenozë ose ngushtim i valvoles se aortës dhe shkakton gulçim, dhembje gjoksi, lodhje dhe marramendje, humbje të vetëdijes dhe aritmi kërcënuese për jetën.

Gjatë procedurës TAVI…
Përmes një aksesi minimale të intervenimit, në zonën e kofshës futet një tub rrjete metalike, i cili shërben për të ruajtur hapjen e valvolës në gjerësinë e duhur. Kateteri mbërrin në zemrën tuaj dhe mjeku fryn butësisht balonën për të hapur valvolën. Ai implementon një valvul të re biologjike, e cila zgjerohet me ndihmën e balonit dhe pozicionohet në pozicionin e duhur. Më pas, baloni fryhet dhe mjeku heq kateterin. Procedura është pothuajse identike me vendosjen e stendit në enën e gjakut të ngushtuar.

Gjithçka realizohet me anë të një monitori të teknologjisë avancuar të rrezeve X në Spitalin Gjerman. Mund të kryhet me anë të anestezisë lokale ose anestezisë së përgjithshme, vendim që diskutohet me ju para ndërhyrjes.
Në këmbë pak ditë pas ndërhyrjes në zemër?!

TAVI mundëson një rikuperim më të shpejtë pas operacionit dhe shoqërohet me shumë më pak rreziqe të mundshme, krahasuar me operacionin me zemër të hapur, pasi kryhet përmes prerjeve shumë të vogla – në vend të një prerjeje të madhe.

Zëvendësimi i valvolës me anë të kirurgjisë klasike zgjat rreth katër orë, dhe koha e shërimit pas ndërhyrjes zgjat gjashtë deri në tetë javë. Intervenimi TAVI merr më pak se një orë dhe pacientët largohen nga spitali vetëm pas disa ditësh, ndërsa shërimi i plotë i pacientit arrihet pas një ose dy javësh.

Pas procedurës TAVI, stafi mjekësor do të jetë pranë jush për t’u kujdesur për gjendjen tuaj shëndetësore dhe për të mbështetur rimëkëmbjen tuaj në çdo hap. Para se të shkoni në shtëpi, do t’ju jepen udhëzime të hollësishme se si të rikuperoheni edhe më shpejt.

Suksesi dhe jetëgjatësia me TAVI janë të garantuara!
Mjekësi dhe teknologji e standardeve dhe cilësisë europiane, pa udhëtuar jashtë vendit… Ju ftojmë të mbroni zemrën tuaj në qendrën më të madhe rajonale, dedikuar veçanërisht kardiologjisë, në Spitalin Gjerman.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article