Taylor Swift anulon koncertin në Buenos Aires

10 months ago 33
Reklamë
23:57 11/11/2023

Shkak moti i keq, artistja: Nuk do të rrezikoja kurrë fansat e mi

Taylor Swift ka anuluar koncertin që ishte planifikuar në Buenos Aires për shkak të motit të keq.

Ylli i popit njoftoi se koncerti i saj do të do të shtyhet për të dielën pavarësisht se disa fansa kishin udhëtuar tashmë në stadiumin e qytetit argjentinas në pritje të performancës së saj.

“Më pëlqen një koncert në shi, por kurrë nuk do të rrezikoj fansat e mi apo kolegët e mi interpretues dhe ekipin”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

Vendimi për të shtyrë koncertin vjen pasi partneri i saj pasi Travis Kelce do të shkonte për herë të parë për të parë këngëtaren të performojë që kur romanca e tyre nisi pesë muaj më parë.

Nuk është vetëm sportisti i njohur që po mbështet këngëtaren e cila së fundmi është fotografuar duke ndjekur partnerin e saj në ndeshje të ndryshme.

Përveç Amerikës së Jugut, Swift do të realizojë koncerte edhe në Azi dhe Australi, më pas nga Vjeshta e vitit të ardhshëm do të rikthehet në SHBA dhe Kanada.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article