Taylor Swift anulon shfaqjen e radhës pasi një fanse i vdiq në koncert

11 months ago 19

Taylor Swift ka shtyrë shfaqjen e saj të radhës për shkak të temperaturave ekstreme.

Ylli i famshëm, 33 vjeçare, duhej të vazhdonte turneun “Eras” në Rio De Zhaneiro, Brazil.

Megjithatë, Taylor u detyrua të anulonte koncertin pasi një pjesëmarrës vdiq në koncert.

Foto: Instagram

Si rezultat i temperaturave që po vazhdojnë të rriten, fituesja e “Grammy” do të ri-programojë performancën e së shtunës, e cila do të zhvillohet të hënën (20 nëntor).

“Është marrë vendimi për të shtyrë shfaqjen e sonte për shkak të temperaturave ekstreme në Rio”, ka qenë postimi që ka bërë në rrjete sociale.

Foto: Getty Images

Ajo vazhdoi: “Siguria dhe mirëqenia e fansave të mi, kolegëve interpretues dhe ekipit duhet dhe do të jetë gjithmonë e para”.

Ana Clara Benevides Machado ishte vajza që u dërgua me urgjencë në spital dhe fatkeqësisht vdiq një orë më vonë.

Foto: Facebook

Ndonëse nuk u bë i ditur akoma shkaku i vdekjes, u tha se ajo ndihej e sëmurë në stadiumin Nilton Santos.

Asaj i ra të fikët dhe pasi u dërgua me urgjencë në spital, mësohet se pësoi arrest kardiorespirator. /Telegrafi/

Foto: Facebook
Read Entire Article