Taylor Swift paguan të gjitha tavolinat e lokalit për takimin me të dashurin

11 months ago 19
Reklamë
11:52 26/09/2023

Këngëtarja ka paguar faturën e klientëve të restorantit në mënyrë që takimi të ishte më privat

Taylor Swift është kujdesur deri në detaje që takimi i saj me të dashurin e ri, Travis Kelce të shkonte në mënyrë perfekte dhe larg syve kureshtarë.

Këngëtarja e ka zgjedhur që të paguajë faturën e të gjithë klientëve të restorantit, në mënyrë që ata të largoheshin. Kështu, këngëtarja ka patur mundësi të shijojë  një vakt të shijshëm me të dashurin e saj.

Pavarësisht se u filmuan,  lojtari i futbollit amerikan dhe ylli i popit dukeshin se ishin në humor shumë të mirë teksa përshëndetën fansat ndërsa largoheshin nga restoranti.

Dalja e përbashkët shënoi takimin e parë të çiftit që kur u përhapën thashethemet se ata ishin në një lidhje në fillim të këtij muaji. Lidhja u konfirmua pak ditë më parë nga vëllai i sportistit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article