Taylor Swift ripublikon albumin e saj hit “1989”

10 months ago 11
Reklamë
11:44 28/10/2023

Në këtë album janë të përfshira 5 këngë të reja

Taylor Swift ka ripublikuar albumin e titulluar “1989” të vlerësuar me shumë çmime. Ky album përmban hite kryesore si “Shake It Off”, “Blank Space” dhe “Bad Blood” që forcoi statusin e saj si një yll i muzikës botërore. Por përveç hiteve të tjera, pjesë e albumit do të jenë edhe pesë këngë të padëgjuara më parë nga publiku.

Para publikimit të albumit, artistja e njohur shpërndau në rrjetet sociale disa foto së bashku me mbishkrimin “Emri im është Taylor dhe unë kam lindur në vitin 1989”.

Këngëtarja humbi të drejtat mbi këngët e saj, u largua nga shtëpia diskografike Big Machine në 2019, duke shkaktuar një mosmarrëveshje të gjatë publike me pronarin Scooter Braun.

Ky i fundit ja shiti të drejtat e këngëve një kompanie private për një vlerë prej më shumë se 300 milionë Dollarë. Albumi “1989” u regjistrua fillimisht në 2014, duke kryesuar listat muzikore në botë.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article