Taylor Swift risjell albumin e “1989”

1 year ago 30
Reklamë
22:05 10/08/2023

Albumi do të dalë për publikun me 27 Tetor  

Taylor Swift, një nga yjet më të mëdhenj të muzikës ‘pop’ në botë ka njoftuar publikimin e albumit të saj të fundit të ri-regjistruar “1989” që do të publikohet gjatë muajit tjetër.

Albumi origjinal kishte 13 këngë, ndërsa në versionin e ri do të ketë 21.

Këngëtarja humbi të drejtat mbi këngët e saj, u largua nga shtëpia diskografike Big Machine në 2019, duke shkaktuar një mosmarrëveshje të gjatë publike me pronarin Scooter Braun.

Ky i fundit ja shiti të drejtat e këngëve një kompanie private për një vlerë prej më shumë se 300 milionë Dollarë.

Albumi “1989” u regjistrua fillimisht në 2014, duke kryesuar listat muzikore në botë me hite si “Shake It Off”.

Swift aktualisht është pjesë e turneut të saj botëror “The Eras” i cili filloi në Mars në Arizona dhe do të përshkojë pesë kontinente.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article