Taylor Swift shtyn koncertin në Rio De Janeiro, një fanse humb jetën para…

10 months ago 24
Reklamë
11:34 19/11/2023

Taylor Swift ka shtyrë një koncert  në të cilën do të performonte në Rio De Janeiro, pasi një fanse ndërroi jetë gjatë koncertit të së premtes. Vendimi erdhi pasi mijëra persona ishin tashmë në stadium për të ndjekur artisten.

Siguria dhe mirëqenia e fansave të mi,  balerinëve dhe ekipit duhet dhe do të jetë gjithmonë e para”-shkroi këngëtarja në rrjetet sociale. Sipas organizatorëve të koncertit, 23-vjeçarja Ana Machado kishte kërkuar ndihmë në stadium pasi nuk ishte ndjerë mirë. Ajo u transferua në spital, por ndërroi jetë një orë më vonë.

Gjatë koncertit të së premtes, disa fansa nuk u ndjenë mirë, duke bërë që Swift të ndërpresë performancën e saj. Disa media  vendase shkruajnë se fansave nuk u lejua të merrnin ujë në stadiumin “Nilton Santos” përpara koncertit, edhe pse qyteti dhe pjesa më e madhe e Brazilit po përjetojnë temperatura rekord këtë javë, mes një vale të rrezikshmetë të nxehtit.

Fansat reaguan ndaj  këtij rasti me zemërim, duke aluduar se vdekja e saj ishte e lidhur me nxehtësinë ekstreme. Pas vdekjes së Benevides, Ministri i Drejtësisë Flavio Dino njoftoi se qeveria do të nxjerrë një direktivë që lejon që shishet e ujit të  merren në koncerte.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article