Tayson Fury show dhe fitore në Riad

1 year ago 21
12:45 29/10/2023

Britaniku ‘tremb’ tifozët përballë Ngannou, shton 65 milionë Dollarë në llogari

Pikët i japin fitoren e radhës në boksin profesionist, Tayson Fury. 35-vjeçari dhuroi shoë në duelin e zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite, për të mposhtur falë vendimit unanim të gjyqtarëve, Francis Ngannou.

Debutim që nuk shkoi siç duhet për 37-vjeçarin, yllin e madh të UFC, i cili në një rast hodhi nokaut kundërshtarin. Gjithsesi, Fury dominoi totalisht duhet qenë superior në ring dhe mori besimin e dy gjyqtarëve, që vlerësuan lojën e boksierit.

“Ishte një person i çuditshëm dhe grushtues i mirë. Unë e respektoj për atë që dha në ring, para dhe pas duelit. Më vendosi seriozisht në siklet. Është një boksier i mirë. Më bëri ndeshjen më të vështirë në 10 vitet e fundit. Nokauti është pjesë e boksit. Nuk më lëndoi, u ngrita përsëri dhe u ktheva duke bërë boksin tim. Nuk e di sa afër ishte, por fitova dhe kjo ishte e gjitha. Luftë e ashpër, por perfekte për tu përgatitur siç duhet për duelin me Usyk”.

34 fitore në karrierë për Fury. Ndërkaq, kjo fitore shton 65 milionë dollarë në llogarinë e boksierit 35-vjeçar, teksa për ish-yllin e UFC, Ngannou shkuan 10 milionë dollarë.

Tashmë ndeshja e radhës për Fury do të jetë ajo për unifikimin e titujve kampion të peshave të rënda kundër Usyk. Dueli është programuar për tu zhvilluar në Arabinë Saudite, me datën që mbetet ende mister.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article