Të enjten seancë plenare/ Pika e parë e rendit të ditës, dhënia e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës

9 months ago 4

Të enjten, më datë 21.12.2023 do të zhvillohet seanca e radhës plenare . Seanca do të fillojë në orën 10:00.

Në këtë seancë plenare pika e parë që do të trajtohet është shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë.

Njoftimi:

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e enjte, datë 21 dhjetor, ora 10:00. (Urdhër nr.70, datë 19.12.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me të seancave plenare të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSH dhe seanca do të transmetohet live në faqen web dhe FB të Kuvendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article