“Të gjitha opsionet në tavolinë, mosbindja civile dhe greva”, Berisha: S’do të ndalim betejën!

10 months ago 15

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka lënë të hapura të gjitha opsionet në tavolinë, që nga mosbindja civile, te greva e urisë dhe protestat.

Ai tha se beteja e tyre do të vijojë.

“Shumë shpejt do të shihni aksionin më të ashpër për mosbindje civile. Ky është asgjësimi i parlamentit. Në një sistem monist opozita ka vetëm një mision. Ajo do të merret si akt nga opozita kur konsiderohet efecientë. Deri tani zëri i opozitës ushtoi në mbarë botën. Ai zotëria që shkoi mori atë që i dha Elisës. E kuptoni vetë ju s’mund ta them atë fjalë. E ka marrë vesh e gjithë Europa se ky nuk pranon që të japë pushtetin e tij për të mbrojtur interesat e familjes. Ai bëri klounin atje në Bruksel. Ky ka përparësi pasurimin e tij të pangopur në vjedhjet dhe abuzimet. Nuk do të ndërpresim rezistencën tonë, betejën tonë. Të gjitha opsionet janë në tavolinë.”, pohoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article