Të ndarë prej vitesh, Jada Pinkett Smith dhe Will Smith në përpjekje për të “shëruar” marëdhënien e tyre

11 months ago 7
Reklamë
09:59 17/10/2023

Jada Pinkett Smith ka thënë se ajo dhe Will Smith “po punojnë shumë” për martesën e tyre pasi zbuluan javën e kaluar se ata u ndanë në 2016.

Ata kanë jetuar të ndarë, pavarësisht se janë shfaqur rregullisht bashkë, raporton BBC.

Pinkett Smith tha për NBC se ata me të vërtetë po përqendroheshin në “shërimin e marrëdhënies”.

Çifti bëri bujë vitin e kaluar kur Will Smith hyri në skenën e Oscars dhe goditi prezantuesin Chris Rock. Ai bërtiti “Mbaje emrin e gruas sime jashtë gojës tënde të ndyrë”.

Zbulimi i Pinkett Smith rreth marrëdhënies së aktorëve të Hollivudit bëri bujë në mbarë botën.

Duke folur për NBC’s Today Show, ajo tha: “Ne jemi në një vend tani që jemi në një hapësirë të thellë shërimi. Dhe ne me të vërtetë po përqendrohemi në shërimin e marrëdhënieve mes nesh… Ne po punojmë shumë sëbashku për ta kthyer marrëdhënien tonë në një partneritet jetësor.”

Ajo shpjegoi: “Ai nuk mund të jetë ky bashkëshort i përsosur i idealizuar. Unë duhet të jem në gjendje ta pranoj atë për njeriun që është. Ai duhet të më pranojë mua për njeriun që jam. Dhe ne duam ta duam njëri-tjetrin atje.”

Kur u pyet nëse çifti mund të jetonte sërish në të njëjtën shtëpi, ajo pranoi se mund të jetonin.

Ndërkohë aktorët u takuan në vitin 1994 kur ajo hyri në audicion për The Fresh Prince of Bel-Air, dhe më vonë u martuan në 1997.

Dyshja kanë dy fëmijë së bashku, Jaden Smith dhe Willow Smith, së bashku me Trey Smith, djalin e Smith nga martesa e tij e parë./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article