Të paktën dy të vdekur, i dyshuari është një student – detaje dhe pamje të tjera nga të shtënat me armë në Roterdam

11 months ago 9
Reklamë

Dy persona u vranë si pasojë e incidenteve të të shtënave në Roterdam të enjten. Një vajzë 14-vjeçare është plagosur rëndë.

Ky është informacioni i fundit që vjen nga Roterdami i Holandës, nga ku me herët u raportua për të shtëna armësh në dy vende.

Siç thuhet më tej, i dyshuari, një 32-vjeçar nga Roterdami, është student në Universitetin Erasmus dhe i njohur për organet e drejtësisë, përcjell Telegrafi.

EL PARAÍSO PROGRESISTA DE HOLANDA SE SUME EN EL CAOS Y LA VIOLENCIA COTIDIANA
Varios muertos tras dos tiroteos en Róterdam https://t.co/aS6qP5HSxP

— UNÁMONOS (@UNAMONOS_SV) September 28, 2023

Dhe pas dy incidenteve të të shtënave në dy vende, një 32-vjeçar banues në Roterdam u arrestua nën helipadën e Erasmus MC.

Ai dyshohet për të shtëna dhe zjarrvënie në një shtëpi në Heiman Dullaertplein në lagjen Delfshaven.

“Ai qëlloi në drejtim të dy personave atje”, tha policia, duke shtuar se bëhet fjalë për një grua 39-vjeçare dhe një vajzë 14-vjeçare.

Më pas ai dyshohet se qëlloi një burrë 46-vjeçar në një klasë në Erasmus MC.

🪦¡Muerte en Países Bajos!🇳🇱

Varias personas murieron en dos tiroteos registrados en la ciudad neerlandesa de #Roterdam, #PaisesBajos, protagonizados al parecer por un hombre que fue detenido posteriormente por la policía.#ElNuevoDiarioRD #Internacionales pic.twitter.com/sasHxFv6s1

— El Nuevo Diario (@elnuevodiariord) September 28, 2023

Ky i fundit vdiq, sikurse edhe gruaja në shtëpi.

Përveç të shtënave, bëhet e ditur se ndezi një zjarr në spital.

Ndërkohë policia ka thënë se nuk dyshon për ndonjë sulmues të dytë. /Telegrafi/

Read Entire Article