Të pastrehët dërgohen jashtë qytetit të Edinburgut, për t’u lëshuar hapësirë fansave të Taylor Swiftit

3 months ago 11
Reklamë

Një numër njerëzish të pastrehë janë larguar nga Edinburgu i Skocisë për t’u hapur vendin turistëve që vizitojnë qytetin për koncertin e Taylor Swift.

Organizata Shelter Scotland tha se një numër i njerëzve të pastrehë (që organizata mbështet) ishin çuar në Aberdeen dhe Glasgow në mes të mungesës së akomodimit dhe një personi iu ofrua strehim i përkohshëm deri në Newcastle, shkruan BBC.

Siç raportohet, organizata bamirëse e strehimit tha se ishte “padrejtësi” që njerëzit e pastrehë të ishin “në konkurrencë të drejtpërdrejtë” me turistët.

Këshilli i Qytetit të Edinburgut tha se po punonte me familjet e prekura për të gjetur “akomodim të përshtatshëm alternativ”.

Taylor Swift do të performojë tre net në stadiumin Murrayfield të Edinburgut nga data 7 e deri më 9 qershor.

Qindra mijëra fansa pritet të zbarkojnë në qytetin skocez dhe konkurrenca për dhoma hoteli është e ashpër.

Organizata bamirëse tha se njerëzit të deklaruar si të pastrehë në Edinburg, zakonisht u ofrohet strehim i përkohshëm në hotele.

Tani, të njëjtit po i largojnë nga këto hotele për të liruar hapësirën për fansat e Taylor Swift. /Telegrafi/

Read Entire Article