Njerëz të vrarë dhe plagosur janë raportuar nga të shtënat në një universitet në Pragë, Republika Çeke, thotë policia.
Oficerët thanë se kishte një numër të pacaktuar të të vdekurve dhe të plagosurve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
BREAKING: Shooting with multiple fatalities at Charles University's Faculty of Arts in Prague pic.twitter.com/Rs0u9RHsXi
— BNO News (@BNONews) December 21, 2023
“Bazuar në informacionet fillestare, ne mund të konfirmojmë se ka njerëz të vdekur dhe të plagosur në vend”, tha policia në mediat sociale.
Ata thanë se oficerët u vendosën për shkak të të shtënave në një shkollë në sheshin Jan Palach.
Fakulteti Filozofik i Universitetit Charles dhe Akademia e Arteve, Arkitekturës dhe Dizajnit ndodhen në atë zonë. /Telegrafi/