Të vendosura pa leje, hiqen qindra shezlongë në Ksamil

1 year ago 20
Reklamë

Qindra shezlongë dhe çadra të vendosura pa leje u sekuestruan nga policia në Ksamil.

Në plazhin e nohur me emrin “Pema e Thatë”, u bllokuan 328 shezlongë dhe 164 çadra të vëna pa autorizim.

Ndërsa në plazhin “Laguna”, u sekuestruan 104 shezlongë dhe 52 çadra.

Për të dyja rastet policia procedoi penalisht dy administratorë që kishin zaptuar hapesirat publike e po ashtu, nuk deklaronin të ardhurat që gjeneronin nga ky aktivitet.

Ndaj administratorëve rëndojnë veprat penale te “pushtimit te tokës” dhe “fshehja e të ardhurave”.

Read Entire Article