“Të vërtetën nuk mund ta ndalë askush”, McGonigal pranoi akuzat e lidhura me Shqipërinë, reagon Basha: Shpagim për demokratët që u sulmuan nga Rama e Berisha

11 months ago 8
Reklamë

TIRANË

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas pranimit të akuzave nga Charles McGonigal, ish-shefi i kundërzbulimit në FBI lidhur me Shqipërinë. Mes tyre, McGonigal u përgjigj me “Po” kur u pyet nëse kishte hetuar një lobist të një partie kundërshtare të Ramës, ndonëse pa emra.

Basha shkruan se të vërtetën nuk mund ta ndalë askush dhe e cilëson shpagim për demokratët që u vunë nën sulme nga Edi Rama dhe Sali Berisha.

“Të vërtetën nuk mund ta ndalë askush, sado të vonojë, sado të investohet kundër saj, sado baltë të hidhet për ta mbuluar.
Mbi të gjitha, kjo e vërtetë është shpagim për demokratët që u vunë nën sulme për t’u bërë pis e për t’u dëmtuar jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga Sali Berisha”, deklaron Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article