“Tempulli 3”, shisnin drogë me doza, arrestohen 2 persona në Vlorë dhe Sarandë

2 weeks ago 27
Reklamë

Dy persona janë vënë në pranga në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 3”.

Policia njofton se një 33-vjeçar, i cili posedonte në banesë, lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen në doza, në lokalet e natës në Sarandë është vënë në pranga. Atij i janë sekuestruar 80 doza kokaine, 2 peshore elektronike dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Po ashtu, edhe forcat “Shqiponja” arrestuan në Vlorë shtetasin E. V., 43 vjeç. Gjatë kontrollit në lokalin që ky shtetas administron, në lagjen “Isa Boletini”, shërbimet e Policisë gjetën 18 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe disa doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen. Së bashku me lëndën narkotike, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një mjet prerës thikë dhe shuma parash (lekë dhe euro), të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale./vizionplus.tv

Read Entire Article