“Tempulli”/ Burg 29 të arrestuarve, mes tyre dy 71-vjeçarë dhe një shtatzënë, shisnin heroinë

1 year ago 25
Reklamë

Kanë dalë sot para gjykatës 29 persona të arrestuar në kuadër të megaoperacionit antidrogë që u ndërmor në Tiranë dhe në zona të ndryshme të vendit, ndaj të cilëve u vendos masa ‘arrest me burg’. Mes personave të arrestuar janë dhe të moshuar, madje dhe një grua në muajt e fundit të shtatzënësie.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në kuadër të operacionit ‘Tempulli’ u arrestuan 2 të moshuar, të moshës 71-vjeçare, një burrë dhe një grua, dhe një shtatzënë, të cilët akuzohen se shisnin heroinë. Kujtojmë se vetëm në Tiranë u ekzekutuan 90 urdhër-arreste.

Ndërkohë, hetimet për këtë operacion kishin nisur 4 muaj më parë, që konkludoi në dhjetëra arrestime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article