“Tempulli”/ Të përfshirë në trafik droge, gjykata i komunikon sot masën 30 të arrestuarve, mes tyre dy 71-vjeçarë dhe një shtatzënë

1 year ago 33
Reklamë

Kanë dalë sot para gjykatës 30 persona të arrestuar në kuadër të megaoperacionit antidrogë që u ndërmor në Tiranë dhe në zona të ndryshme të vendit. Mes personave të arrestuar që presin masën e sigurisë nga togat e zeza janë dhe të moshuar, madje dhe një grua në muajt e fundit të shtatzënësie.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në kuadër të operacionit ‘Tempulli’ u arrestuan 2 të moshuar, të moshës 71-vjeçare, një burrë dhe një grua, dhe një shtatzënë. Kujtojmë se vetëm në Tiranë u ekzekutuan 90 urdhër-arreste.

Ndërkohë, hetimet për këtë operacion kishin nisur 4 muaj më parë, që konkludoi në dhjetëra arrestime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article