Tensionet në veri/ Beograd: Rutte dhe Bettel bëjnë thirrje për shtensionim

1 year ago 40
Reklamë

Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut bëjnë udhëtim të përbashkët në Beograd dhe Prishtinë për të bindur palët t’i kthehen tryezës së bisedimeve.

Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut i kërkuan të hënën Serbisë dhe Kosovës të veprojnë për të ulur tensionet që tentojnë ta shtyjnë Ballkanin drejt destabilimit, në një kohë kur Evropa përballet me agresionin e Rusisë në Ukrainë, thanë kryeministri hollandez Mark Rutte dhe homologu i tij nga Luksemburgu, Xavier Bettel, të hënën, më 3.07., pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Beograd.

Vuçiç shprehu shpresën se vizita e dy kryeministrave në Serbi dhe Kosovë do të ndihmojë: “Unë premtova se Serbia do të bëjë gjithçka që mundet për të ruajtur paqen dhe stabilitetin,” tha ai.

Në fund të javës krerët e shteteve të BE-së e kishin kërcënuar Kosovën dhe Serbinë me masa ndëshkuese nëse ato nuk bëjnë përpjekje për shtensionim.  Kancelari gjerman Olaf Scholz, një javë më parë pat thënë sefalë angazhimit të shumë vendeve shpreson se të dyja palët do të bien dakord për marrëdhënie të mira fqinjësore. /DW/

Read Entire Article