Tensionet në Veri/ Policia e Kosovës merr në kontroll Banjskën, vijon operacioni për kapjen e agresorëve serbë

11 months ago 13
Reklamë

Një ditë pas sulmit terrorist që i mori jetën një efektivi të Policisë së Kosovës dhe la pas dy të tjerë të lënduar, situata në Veri të Kosovës është e qetë.

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar se ditën e sotme situata në fshatin Banjskë dhe përreth është e qetë, pasi policia tanimë ka kontrollin e zonës.

Megjithatë mësohet se operacioni i policisë ende vijon, ndërsa ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me agresorët e tjerë serbë që u larguan nga manastiri i Banjskës pas ndërhyrjes.

Ajo shtoi se hyrja në fshatin Banjskë është e pamundur dhe se aty janë lejuar vetëm banorët e zonës, të cilët i janë nënshtruar një kontrolli të rreptë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article