Tentoi t’i shpëtonte gjobës duke i dhënë para policit, procedohet 50-vjeçari në Tiranë

11 months ago 35
Reklamë

Gjatë kontrolleve, Policia Rrugore e Tiranës ka zbuluar një rast të ofrimit të mitëdhënies, për të shmangur ndëshkimin administrativ dhe përgjegjësinë ligjore. Deri më tani, janë identifikuar 80 raste të tentativave për korruptimin e punonjësve të Policisë Rrugore të Tiranës gjatë këtij viti.

Në një nga kontrollet parandaluese, Policia ka ndaluar shtetasin I. D., 50 vjeç, i cili drejtonte motomjetin pa kaskë mbrojtëse dhe nën efektin e alkoolit. Për të shmangur ndëshkimin, ai i ka ofruar punonjësve një shumë parash.

Pas këtyre veprimeve, është nisur procedimi penal ndaj 50-vjeçarit dhe materialet janë dërguar në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.

Policia Rrugore e Tiranës bën thirrje që të gjithë përdoruesit e rrugës të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article