Tentoi të abuzojë me të miturën, Gjykata e Korçës lë në burg 71-vjeçarin (Emri)

2 weeks ago 46
Reklamë

Gjykata e Korçës ka lënë në burg shtetasin Pëllumb Lamçe i cili 3 ditë më parë tentoi të abuzonte seksualisht me një të mitur.

71 vjeçari doli përpara togave të zeza rreth orës 11:00 për tu njohur me masën e sigurisë.

Sipas asaj që mësohet nga seanca e sotme prokuroria ka kërkuar masën arrest me burg për veprën penale mardhënie seksuale me të mitur,mbetur në tentativë dhe gjykata e ka pranuar.

Gjatë pyetjeve nga prokuroria dhe gjykata 71 vjeçari ka shfaqur probleme në të folur fillimisht ka mohuar akuzat dhe më pas ka devijuar bisedën në një tjetër kënd(atë të pronave).

Nuk dihet nëse kjo është një lojë e Lamçes apo vërtet ky i fundit ka probleme të shëndetit mendor ndërkohë që edhe vetë avokati i vendosur kryesisht ka kërkuar një masë më të butë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article