Tentoi të prekte dy të mitura në pjesët intime, arrestohet 56-vjeçari në Korçë

1 week ago 28
Reklamë

Komisariati i Policisë Korçë ka arrestuar në flagrancë shtetasin Nesti Zhorbo 56 vjeç, banues në qytetin e  Korçës, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë veprime të turpshme me dy vajza të moshës 7-8 vjeç.

Burime te siguruara thanë se 56-vjeçari ka qenë i ulur në një prej lulishteve të qytetit të Korçës  kur pranë tij kanë qenë duke luajtur dy vajzat e mitura.

Lexo edhe :

Related Posts

Të njëjtat burime thanë se 56 vjeçari ka tentuar t’i prekë në disa pjesë të trupit dy minorenet, ngjarje kjo e parë nga disa kalimtarë të rastit por edhe një prej familjarëve të vajzave, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila ka bërë të mundur arrestimi e 56-vjeçarit.

Burime pranë policisë së Korçës thanë se Nesti Zhorbo ka kryer dhe me parë gjeste të turpshme në vende publike në qytetin e Korçës por është proceduar në gjendje të lirë.

56-vjeçari pritet të dalë pas dy ditësh përballë gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë./vizionplus.tv

Read Entire Article