Tentoi të vidhte filialin e bankës në Unazën e Re/ 23-vjeçari goditi xhamat me gura e tulla, jep dëshminë në polici: Isha në kushte depresioni (DETAJE)

1 year ago 56
Reklamë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arretimi i 23-vjeçarit Enrik Ismalaj, i cili tentoi të grabiste filialin e një banke në Unazën e Re.

23 vjeçari Islamaj ka qenë i vetëm në ngjarje. Ai është arrestuar më herët 3 herë për vjedhje banesash.

Sipas burimeve, Islamaj ka hapur me mjete rrethanore derën kryesore të bankës dhe më pas ka goditur me gura e tulla xhamin e filialit, por pa mundur ta çajë atë.

Në atë moment ka rënë edhe sistemi i alarmit të bankës.

23 vjeçari u arrestua në flagrancë ndërsa ka pretenduar se ishte në kushte depresioni kur ka goditur derën dhe xhamin e bankës.

Read Entire Article