Tentoi të vriste ish-burrin e motrës duke e përplasur me makinë/ Fillimisht u raportua si aksident, policia zbardh ngjarjen e plotë

11 months ago 10
Reklamë

Një 25-vjeçar është shpallur në kërkim pasi përplasi dje me makinë ish-kunatin e tij që lëvizte me motor, në aksin “Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur “Kthesa e Knallës”.

Ngjarja fillimisht u raportua si aksident por më vonë policia zbuloi se 25-vjeçari ka dashur të vrasë kunatin, 32-vjeçarin me inicialet M. P, banues në Ishull-Shëngjin.

Shkak janë bërë konfliktet për zgjidhjen e martesës.

I riu e ka goditur  disa herë, me automjet, motomjetin me të cilin po udhëtonte kunati i tij.

25-vjeçari i shpallur në kërkim është shtetasime inicialet A. U., banues në Lezhë.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe motomjeti që u përfshinë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

Read Entire Article