TËRMET i fuqishëm, tronditet Turqia (Zbulohet pika)

2 hours ago 22

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka goditur Turqinë mëngjesin e kësaj të premteje, rreth orës 07:46, në rajonin e Turqisë Qendrore, pranë qytetit të Malateas.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, tërmeti u ndje në Doganşehir dhe zonat përreth, duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Tërmeti ka pasur një thellësi prej 8 kilometrash. Sipas raportimeve nga media turke Hurryet, nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, njoftoi se ekipet e AFAD dhe të gjitha institucionet përkatëse filluan menjëherë vlerësimin e situatës pas tërmetit.

Ai shtoi se deri tani nuk janë raportuar dëme të konsiderueshme dhe se raportet janë duke u analizuar.

Read Entire Article