Tërmeti me fuqi 6 magnitudë godet Japoninë, shemben pesë shtëpi

3 months ago 7
Reklamë

Një tërmet i fuqishëm goditi sot pjesën veriore të Ishikawa në Japoni, rajon ky që akoma po tenton të rimëkëmbet nga shkatërrimet që u shkaktuan nga tërmeti i fuqishëm i 1 janarit.

Tërmeti kishte fuqi 6 magnitudë goditi në veri të Gadishullit Noto – që u shoqëruar nga një lëkundje tjetër e tokës me fuqi prej 4.8, ka njoftuar agjencia japoneze e meteorologjisë, transmeton Telegrafi.

Pesë shtëpi që ishin dëmtuar pjesërisht nga tërmeti i 1 janarit, janë shembur në qytetin Wajiima, kurse dëme të mëdha materiale nuk raportohen, kanë bërë të ditur nga prefektura Ishikawa.

Një alarm i lëshuar në qytetin Tsubata, rreth 100 kilometra në jugperëndim të epiqendrës së tërmetit – befasoi banorët që vrapuan që të dalin jashtë pronave të tyre.

Sizmologu japonez Satoshi Harada beson se dridhjet e sotme janë pasojë e tërmetit të 1 janarit që kishte fuqi prej 7.6 magnitudë. /Telegrafi/

Read Entire Article